spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Humbja e 9-vjeçarit në Gjilan – familjarët dhe Policia flasin për Sinjalin, zbardhin detajet e fundit

Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Gjilan, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Burime konfirmojnë se Alp Krasniqi, një fëmijë me autizëm, është larguar nga shtëpia sot, më 27 prill 2025, rreth orës 15:30 dhe prej atëherë nuk është parë më.

Familjarët, të cilët kanë ngritur alarmin, shprehen thellësisht të shqetësuar, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente nga qytetarët.

Gazeta ka kontaktuar me familjarët të cilët kanë treguar se kërkimi për Alpin është duke vazhduar.

“Alpi nuk është gjetur, janë ndaluar disa fëmijë rrugës, po nuk kanë rezultuar të jenë ai”, tha një nga familjaret e fëmijës së humbur.

“Ende nuk dihet asgjë për të…”, tha familjarja.

Për rastin ka folur edhe Policia e Gjilanit, e cila ka konfirmuar për Gazetën se ngjarja është raportuar sot rreth orës 15:30 nga prindi i fëmijës.

“Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK, ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim të fëmijës të lindur më 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”, tha Ismet Hashani.

Hashani tutje ka thënë se “kush do që ka çfarë do informate për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192“.

Në momentin e zhdukjes, Alpi ishte i veshur me një trenerkë ngjyrë hiri dhe xhemper të kaltër dhe mbante me vete një iPhone 16 Pro Max.

Të gjithë ata që mund ta kenë parë ose kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, janë të lutur të kontaktojnë Policinë ose të lajmërojnë në numrin 048 197 803 ose 049 902 750.

Çdo sekondë ka rëndësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit