Shkruar nga Sokol Pepushaj
Në oborr të Argita Berishës nuk afrohet SPAK-u. Gjithandej nëpër fshat, është përhapur llafi, se Amerika e ka lidhur “qenin” tek shtegu ku kalojnë gjithë kafshët e pyllit të korrupsionit, e askush nuk kalon andej pa leje të FBI-së.
Për ç’bëjmë ne është kot.
As i arrestojnë hajdutët e vegjël të SPAK-ut hajdutët e mëdhenj të politikës, as dakordësohen 4 Klanet Mafioze për ndarje plaçke apo dhënie sadakaje njerëzisë.
Kjo metaforë diplomatike, në marrëdhëniet me Botën shtazore të politikës sonë, do të zgjidhet vetëm kur Presidenti Donald Trump të emërojë një ambasador të besueshëm që të mos lejojë që edhe kur lehin qentë, karvani i hajdutëve të ecë përpara pa frikë se turmat au marrin me forcë.
Po, drejtësia i ngjan qenit besnik që ruan shtëpinë e vet.
Se të gjithë biem në një mëndje, apo jo, se qentë, prej shekujsh, njeriu i ka përdorur edhe si agjentë të sigurimit të privatësisë dhe pronës?
Ata, edhe nuhatin mirë, edhe veprojnë shpejt. Me veshët përpjetë e sytë që ndjekin çdo lëvizje nën dritën e zbehtë të natës 34 vjeçare, Argita, ka aq shumë pasuri, sa qenin e trajton shumë më mirë se Sashën, Monika Kryemadhi.
Vilë ka edhe Sasha, por macet, nuk janë aq miqësore e të zgjuara sa qentë që i njohin dhe mbrojnë pjestarët e familjes.
Pra sot, Argita ka qen, si me thënë, roje pronash, gardian gjumi, hetues pa pagesë edhe për ndonjë pyetje apo shenjë tjetër pikësimi që ‘Pamfleti’ vë në fletët e atyre që patën fat të jenë milionerë nga hiçi. Ka edhe psikolog për psikopati, avokatë që nuhatin tërë rreziqet që janë rrugës, dhe sakrifikojnë edhe jetën në përleshje me median që kërkon kontrollin e faturave financiare të fatit, asgjë më shumë.
Ju e mbani mend apo jo, se kur Edi Rama kishte në derë të kryeministrisë Charles McGonigalin apo Aleks Sorosin, atyre hajdutëve që janë në dosjet e krimeve, nuk u ofrohej asnjë akuzë?!
Por ja që ndryshoi moti në Amerikë.
Fati i zi i familjes ‘Rama’, ulërin si sinjal i sigurisë së sistemit NASA për përleshje me asteroidët, erën, hijet, e deri fotografimin kur vëlla Olsi kalon para xhamave të SPAK-ut, kurse rrisku i familjes ‘Berisha’, varet në fije të perit të perimetrit të arrestimeve të pritshme, ndoshta para 11 majit, edhe për ata që nuk u leh qeni në oborr të Argitës.
Prandaj s’ka grumbullime njerëzish e fjalime festive në publik.
Amerika e ka lidhur “qenin” në oborr të Argita Berishës, po thonë ca avokatë psikopatë, që nga qoshet e shtëpisë së krimit, përgjojnë diskutimet në rrjetet sociale, debatet për çmimet e shportës, thashethemet për rusët, kinezët e arabët në dosjet Rama-McGonigal dhe Faslliç, apo për përplasjen e brezave që bëjnë aq potere, sa nuk dëgjohet as zilja e derës, se një epokë tjetër po vjen.






