spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

A do ta ketë VV’ja mbështetjen nga opozita për kryeparlamentarin? Flet Lekaj

Pal Lekaj, nga AAK, ka komentuar mundësinë e votimit të opozitës për kryeparlamentarin e propozuar nga Vetëvendosje (VV).

Ai theksoi se situata aktuale është ende e paqartë dhe se shumëçka do të varet nga dinamika e marrëveshjeve politike pas skenës.

“Mund të thuhet se situata është ende e paqartë dhe shumëçka do të varet nga dinamika e marrëveshjeve politike prapa skenës. Nuk dihet ende që opozita a do të japë votën per kryeparlametarin e propozuar nga VV”, tha Lekaj.

Lekaj përmendi se nuk është ende e sigurt nëse opozita do të ofrojë mbështetje për kryeparlamentarin e VV-së, duke theksuar se kjo nuk është thjesht një çështje votimi pro apo kundër, por një proces shumë më kompleks.

Ai shtoi se, në këtë situatë, edhe mosveprimi mund të konsiderohet si një qëndrim politik i opozitës.

“Pra, nuk është çështje thjesht votimi pro apo kundër – por një lojë më e ndërlikuar ku shpesh edhe mosveprimi mund të jetë një qëndrim në vetvete”, tha Lekaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit