Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, ka shprehur mbështetje për Gjestin, një nga banorët më të dashur të edicionit të këtij viti të Big Brother Vip Albania.
Lajçi, me një mesazh të ngrohtë dhe inkurajues, ka vlerësuar sinqeritetin dhe dashurinë e Gjestit, duke i dhënë atij një motivim të fortë për të vazhduar përpjekjet e tij brenda shtëpisë.
“Gjesti, një djal i vogël i sinqert që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti ndjenjat nuk fshihen por një gjë ta them tik e rënë kokë e këmbë mbrenda në dashuri. Beso tek Egli bukuroshe të urojë fitoren Gjest”, ka shkruar Lajçi.
Gjesti ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave të Big Brother Vip Albania, jo vetëm për angazhimin e tij në marrëdhënien me Egli, por edhe për mënyrën se si ai e shpreh dashurinë dhe ndjenjat.









