spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Nesho: Vizita e kreut të CIA-s vjen në një kohë kur Serbia po do të destabilizojë Kosovën

Ish-diplomati shqiptar, Agim Nesho ka thënë se vizita e kreut të CIA-s në Kosovë, Bosnje e Serbi, është një tregues se ky rajon po merr një vëmendje të shtuar dhe se rajoni është në një moment kritik që është paralajmëruar më herët.

Nesho thotë se kreu i CIA-s është një njeri i shquar dhe që përfaqëson DASh-in dhe një njeri që e njeh shumë mirë Rusinë.

“Kjo tregon se ky rajon po merr një vëmendje të shtuar dhe se rajoni është në një moment kritik që është paralajmëruar më herët, pasi Rusia kërkon që të provokojë në Ballkan me vendet si Serbia, ku ka një infrastrukturës të gjerë”, tha ai.

“Vizita e kreut të CIA-s në rajonin tonë është në një moment kur Ukraina po ndërmerr një sulm ndaj Rusisë, dhe kjo e fundit është në një dilemë për t’u mbrojtur. Serbia nga ana tjetër kërkon të blejë kohë dhe të destabilizojë Kosovën, plane që janë të njohura tashmë në rajon”, tha Nesho.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit