spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Ky është gjilanasi i dyshuar për dhunimin e 20-vjeçares në Ferizaj, e pranon veprën e rëndë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Ferizaj para disa ditësh, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar.

Më 20 gusht për këtë rast, që u denoncua nga një 20-vjeçare, e cila ka raportuar se më 12 gusht është dhunuar nga një person.

I dyshuari, me të cilin nuk njihej dyshohet se e ka keqtrajtuar seksualisht.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i dyshuar për dhunim është Halil Halili, 25-vjeçar nga Komuna e Gjilanit.

Gjatë ditës së djeshme, Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe i njëjti është prangosur e shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit