spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Detaje ekskluzive/ Kush është gruaja që u vra në Vushtrri, la pas vetes tre fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Dy viktima janë gjetur pa shenja jete tek një nënkalim i fshatit.

Një burrë dhe një grua. Viktima femër është vrarë me armë zjarri nga dorasi i cili më pas kryen vetëvrasje.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.

Ajo u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishe punuar më herët e ndjera.

Ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djal. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat me të vogla.

I dyshuari për vrasjen e saj është Arsim Morina- 58 vjeçar i cili pasi ka privuar nga jeta, Nexhmie Haradinin ka vrarë veten.

Krimi i rëndë ka ndodhur poshtë nënkalimit që ndodhet në afërsi të furrës “Diellza” e cila është në pronësi të dorasit.

Autoritetet kanë gjetur trupat e pajetë tek nënkalimi.

Motivet e krimit

Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për motive xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës, ka kryer aktin.

Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit