spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Një muaj paraburgim për të dyshurin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar një muaj paraburgim 19-vjeçarit B.D, i dyshuar për vrasjen e bashkë-moshatarit të tij, dielën në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar Gjykata përmes një njoftimi.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit