Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkuar në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit.
Atje, përpos që është pritur nga Ramush Haradinaj dhe nikoqirët e tjerë, është takuar edhe me figura të tjera të njohura të luftës.
Njëri prej tyre është Nasim Haradinaj, ish-gjenerali i UÇK-së.
Ish gjenerali ka qenë tejet i zëshëm në kritika ndaj pushtetit në dritën e zhvillimeve të pikëllueshme ndaj Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, prej moslejimit të vizitave te babai i vet i sëmurë e deri te moslejimi i marrjes pjesë në varrimin e babit të vet, Haxhi Thaçit.








