spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

‘Epopeja e Dukagjinit, flakadan i lirisë’ – Osmani kujton sakrificën e heronjve të Kosovës

Me rastin e 27 vjetorit të betejës së Gllogjanit, një nga betejat më të ashpra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ushtrinë serbe, e njohur si Epopeja e Dukagjinit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Kullën e Haradinajve, ku u prit nga kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Osmani, epopenë e Dukagjinit e cilësoi si flakadan të lirisë.

Po ashtu, Osmani theksoi rëndësinë e sakrificës së heronjve të UÇK-së dhe të familjes Haradinaj, të cilët kontribuuan në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Me nderimin më të madh përkulemi para dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, që dhanë jetën në këtë datë, për të mos vdekur kurrë. Ata u bënë simbol i rezistencës, guximit dhe besimit në lirinë e Kosovës. Në Kosovën e pavarur dhe sovrane, amaneti i heronjve na obligon ta ndërtojmë një shtet të fortë, dinjitoz, të përparuar e me aleanca të fuqishme. Liria është trashëgimia e tyre, e përgjegjësia jonë!”, shkroi ajo mes të tjerash në rrjetin social ‘Facebook’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit