Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therje me thikë mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, duke lënë një person të lënduar dhe një tjetër në arrati.
Burimet bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me mjet të mprehtë.
Gazeta merr vesh se i plagosur ka mbetur Jeton Salihu, 66 vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Sipas deklaratës së tij, autori i dyshuar për therjen është Llukman Tullumqe, i cili pas sulmit është larguar në drejtim të panjohur.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Mitrovicës, e cila ka njoftuar se njësitë e hetimeve, po punojnë për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të lokalizuar të dyshuarin.
Problemet mes familjeve Salihu dhe Tullumqe në Mitrovicë, Sinjali sjellë rastet ku u përfshinë disa anëtarë të tyre
Në vitin 2021, Driton Salihu, 49 vjeçar, vëllai i Jetonit, pati vdekur pasi ishte plagosur me armë zjarri. Në atë rast i plagosur kishte mbetur edhe vetë Jetoni, siç pati raportuar Gazeta Sinjali.
Ndërsa, siç pati raportuar Gazeta edhe dy djemtë e Jetonit, Egzoni dhe Shkëlqimi, kanë të kaluar kriminale.
Madje, Shkëlqimi, ka pasur probleme me një familjar të Tullumqes.
Më poshtë raportimet e Gazetës Sinjali për rastet ku përfshihen familja Salihu dhe Tullumqe.










