Vrasja e të riut në Vushtrri, raportohet se është arrestuar i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri, raporton GazetaKosova.net

Gazeta merr vesh ekskluzivisht se viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.

Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.

Gazeta ka siguruar disa pamje nga vendngjarja, viktima shihet i shtrirë në tokë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”.

Për momentin, nuk ka të dhëna për të dyshuarin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

Ndërsa, tashmë është arrestuar edhe i dyshuari për vrasjen që ndodhi sonte në Vushtrri.

Policia ende s’e ka konfirmuar arrestimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit