spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Theret me thikë një 66 vjeçar në Mitrovicë, dërgohet në Emergjencë

Një person ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”.

“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshjeje, lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima, mashkull kosovar rreth 66-vjeçar,” ka deklaruar Zahiti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij incidenti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit