spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Ambasada serbe në Zagreb: Pse nuk u konsultua Beogradi për marrëveshjen trepalëshe?

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ky bashkëpunim mes këtyre tri vendeve ngjalli reagime të shumta, kështu duke u përfshirë në këtë mes edhe Serbia, që e cilësoi si “provokim të hapur” drejtuar Beogradit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është shprehur shumë i shqetësuar në lidhje me aleancën në fushën e mbrojtjes të arritur.

Ndërsa, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka reaguar pas komenteve të presidentit serb, duke theksuar se Kroacia nuk ka nevojë të konsultohet me askënd për këtë çështje, as me Serbinë, as me NATO-n.

Deklarata e presidentit kroat ka shkaktuar reagimin e Ambasadës së Serbisë në Zagreb.

“I kemi dëgjuar me kujdes dhe kemi marrë parasysh deklaratat e kryeministrit Plenkoviq dhe zyrtarëve të tjerë kroatë në lidhje me marrëveshjen midis Kroacisë, Shqipërisë” dhe Kosovës. “Duke kuptuar se çdo shtet ka të drejtën sovrane të lidhë marrëveshje në përputhje me orientimin e politikës së jashtme, Serbia ka të njëjtën të drejtë të shprehë shqetësimin kur lëvizjet e tilla të marrëveshjes ekzistuese ndikojnë drejtpërdrejt në interesin tonë kombëtar”.

“Serbia vazhdimisht mbron bashkëpunimin e bazuar në respektin reciprok, dialogun dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar. Nëse kjo marrëveshje është vërtet ‘e zakonshme’ dhe ‘jo armiqësore’, siç pretendon kryeministri Plenkoviq, lind pyetja logjike – pse nuk u informua apo nuk u konsultua Serbia, duke pasur parasysh se kjo është një çështje e ndjeshme që ndër të tjera ndikon edhe në çështjen e integritetit tonë territorial?”, tha kjo ambasadë në platformën X.

Tutje, sikurse edhe krerët e shtetit serb, edhe ambasada serbe në Zagreb tha se marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci “shkel frymën dhe kuptimin e Marrëveshjes Nën-rajonale të Kontrollit të Armëve të vitit 1996, e cila synon të ruajë stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.

“Një qasje e tillë nuk i kontribuon marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë apo bashkëpunimit rajonal. Serbia nuk kërkon konflikte – Serbia kërkon transparencë, llogaridhënie dhe respektim të normave ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit