spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Veliu: Lumiri e shkeli statutin e partisë, nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu – rezultati është dështim

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se “Lumir Abdixhiku nuk ka qare pa tregu se cila është arsyeja që mori masa ndaj tij”, sipas tij masë e kundërligjshme dhe jo sipas statutit të partisë.

Veliu tha se vendimi i Abdixhikut ndaj tij është “inatçor”.

“Sa i takon rënies së LDK-së, LDK ka ra në gjithë Kosovën dhe ndaj askujt nuk është marrë asnjë masë. Në tërë atë rënie, LDK në Podujevë ka qenë forca kryesore e para në Kosovë me përqindje dhe gjithë kolegët e mi kanë qenë humbës më të mëdhenjë sesa unë, ndërsa masa është marrë vetëm tek unë”, tha ai.

“Këtu shihet që Lumir Abdixhiku ka diçka personale me mua edhe ai kurrë nuk e ka sqaru çfarë ka personale me mua, por do të vijë një ditë që nuk ka qare pa e tregu cila është arsyeja që ai ka marrë masa të kundërligjshme ndaj meje”, tha Veliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit