spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Genc Prelvukaj: Kurtit nuk i hapen dyert në Departamentin e Shtetit, injorohet nga shefi i CIA-s

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë.

Prelvukaj ka thënë se kryeministrit nuk i janë hapur dyert në Departamentin Amerikan, përderisa u injorua edhe nga shefi i CIA-s.

Postimi:

Kurtit prap nuk i hapen dyert në departamentin e shtetit Amerikan, derisa injorohet tërësisht nga shefi i CIA-s gjatë vizitave ballkanike të tij.

Në konventën e demokratëve nuk ftohet nga strukturat e saj, por nga një organizatë ndërmjetësuese, si dhe degradohet diku në fund të stadiumit.

Ditë më parë goditet publikisht nga ambasadori amerikan ne vend, derisa sanksionet e fituara nga shoqëri tjera politike ndërkombëtare nuk janë larguar.

Për më tepër, në vend se ti korrektojë veprimet, Kurti përmes deklaratave të pamenduara ka nxitur një valë ofendimesh në faqet elektronike amerikane.

Duhet të kesh deficit të madh në raport me inteligjencën për ta arsyetuar këtë diskurs të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit