spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Publikohet fotografia e parë pas vdekjes së Maradonës, shtatë mjekët përballen me gjyqin

Vdekja e legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona mbetet ende e paqartë dhe nën hetim.

Në Buenos Aires po vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve, të cilët ishin të pranishëm deri në momentet e fundit të jetës së ish-lojtarit të njohur.

Për herë të parë, është publikuar një foto e Maradonës pas vdekjes së tij, që tregon se ai ka ndërruar jetë në shtëpi dhe jo në spital.

Lidhur me këtë, shtatë mjekët që u përkujdesën për shëndetin e tij tashmë janë në gjykatë dhe rrezikojnë deri në 24 vjet burgim.

Për foton e publikuar për herë të parë, e bërë menjëherë pas vdekjes së legjendës, Prokurori i Buenos Aires tha: “Të gjithë duhet ta dinë të vërtetën, familja e Maradonës dhe populli argjentinas duhet të dinë gjithçka. Maradona ishte nën kujdesin mjekësor në shtëpi, jo në spital. Edhe pse ata që u përkujdesen për Maradonan ishin vullnetarë, ata nuk arritën t’i përmbushin detyrat e tyre”.

Diego Armando Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare në nëntor të vitit 2020, duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e futbollit dhe zemrat e tifozëve të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit