Para disa ditëve, Big Brother Vip Albania i ka sfiduar djemtë, duke u veshur si vajza, vendim ky si rezultat i një dënimi nga produksioni.
Gjatë këtij dënimi, ka ndodhur një puthje ndërmjet Gjestit dhe Laertit, që ka sjellur reagime të shumta të banorëve, e poashtu të ndjekësve të këtij reality-shou.
Megjithatë, kjo puthje duket se nuk i kishte mjaftuar Laertit, pasi i njëjti vetëm një ditë më pas u puth me një djalë tjetër, Aldon.
Kjo situata e dytë e rriti tensionin edhe më shumë, pasi që banorët nuk mund ta kuptojnë se si Laerti nuk po e puth vajzën për të cilën ka shprehur pëlqim, Valbonën, por po i puth djemtë e shtëpisë.
“Siç duket ka më shumë kimi me çunat sesa me gocat”, është shprehur Gerta në dhomën e rrëfimit.
Kjo situatë e ka tensionuar Valbonën, duke thënë se veprimet e Laertit nuk i kanë pëlqyer aspak.
“Unë u mërzita sepse Laerti është djali që unë kam shprehur pëlqim. Ishte shumë e turpshme ta shohësh që të puthet me Aldon, po ashtu edhe me Gjestin”, tha Valbona në primen e kësaj të marte.








