spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

A do të kemi rikthim të marrëdhënieve SHBA-Ukrainë?

Në Arabinë Saudite kanë nisur bisedimet e nivelit të lartë mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është parë i buzëqeshur para mediave, por jo zyrtarët ukrainas që janë ulur në anën tjetër të tavolinës, për të nisur takimin që po zhvillohet në një hotel luksoz.

Këto bisedime reflektojnë përpjekje të reja diplomatike për përfundim të luftës, pas një diskutimi të ashpër dhe të pashembullt mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenky me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët ukrainas u kanë thënë mediave të hënën se do të propozojnë armëpushim që mbulon Detin e Zi, që do të siguronte lëvizje të sigurt të anijeve, do të ndalonte përdorimin e raketave me rreze të gjatë, të cilat kanë goditur civilët në Ukrainë, si dhe për lirimin e të burgosurve.

Dy palët do të diskutojnë ato që quhen “protokollet e sigurisë” dhe “çështjet territoriale”, të cilat mund të përkthehen si ajo që Amerika është e gatshme t’i japë Ukrainës, për aq kohë sa ajo është e gatshme t’i japë Rusisë territore të caktuara.

Deri më tani, Ukraina ka hezituar shumë për të hyrë në detaje, por nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përfshihet në këto bisedime për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të Evropës dhe Ukrainës në fuqinë ushtarake të Amerikës.

Ukraina është ende pas një garancie sigurie nga Amerika, se do të ndërhynte nëse Rusia do të pushtonte edhe një herë pas nënshkrimit të armëpushimit. Kjo është një garanci që Shtëpia e Bardhë deri më tani ka refuzuar ta japë.

Bisedimet po zhvillohen teksa është raportuar se të paktën një person është vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve masive me dronë në 10 rajone të Rusisë.

Mbrojtja ajrore ruse ka thënë se i ka rrëzuar 337 dronë ukrainas përgjatë natës. Zyrtarët ukrainas dhe ata amerikanë nuk e kanë komentuar ende sulmin me dronë në Rusi.

Pas këtij takimi në Saudi, i dërguari i posaçëm i SHBA Steve Witkoff mund të takohet me Vladimir Putin në Moskë më vonë këtë javë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit