Puthjet mes djemve të Big Brother kanë indinjuar jo vetëm Valbonën që është brenda shtëpisë, por edhe ish-banorin e Big Brother Vip Albania 3, Fation Kuqari.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku shumë i indinjuar thotë se kjo nuk është diçka normale, pavarësisht se ka komunitet gay, por mbi të gjitha përmend faktin që këtë mund ta shohin fëmijët dhe të ndikojë në edukimin e tij.
Me shumë trimëri Fationi ka shprehur të gjithë indinjatën. Themi ‘trimëri’ sepse ditët e sotme të mendosh ndryshe nga komuniteti Gay, duket sikur po i sulmon dhe në fakt janë heteroseksualët ata që po paragjykohen më shumë dhe njerëzit që duan vlerat e vërteta të familjes.
Fjala e plotë e Fationit:
“Miq dua t’ju flas për diçka që sapo e pashë dhe mua po më duket shumë shqetësuese. Janë ca plehra e po puthen buzë më buzë dhe po i duket diçka normale dhe kreative. Duke qenë se mendojnë që të jesh b.q është gjëja më normale në botë, jo nuk është normale.
Zoti ka bërë Evën dhe Adamin dhe këta po e shesin si gjënë më normale në botë. Mjerë ne çfarë po shohim e çfarë po promovohet nga vetë artistët. I duket si luks i madh se po puthen në buzë, sikur po kapin ndonjë gjë të fortë.
Po promovojnë tek rinia shqiptare një gjë super të gabuar, që shkon fëmija në kopësht dhe sheh në tv që mund të puthësh shokun në buzë. Unë nuk kam asgjë me…le të jesh, por ama nuk është normale dhe TURP!”








