spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

E papritur: Vdes anëtari i stafit të mjekëve të Barcelonës, shtyhet ndeshja e sotme ndaj Osasunas

Barcelona ishte paraparë që të luante sot me fillim nga ora 21:00 në shtëpi ndaj Osasunas, xhiro kjo e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit spanjoll.

Megjithatë, teksa ka mbetur edhe jo shumë kohë para terminit të caktuar që kjo ndeshje të fillojë, ndeshja është shtyrë.

Arsyeja e anulimit të ndeshjes për sonte, është vdekja e mjekut të ekipit të parë Carles Minarro Garcia këtë mbrëmje.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi i Barcelonës përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

FC Barcelona me pikëllim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjekut të ekipit të parë Carles Minarro Garcia këtë mbrëmje.

Për këtë arsye, ndeshja mes FC Barcelona dhe CA Osasuna është shtyrë për një datë të mëvonshme.

Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona dhe i gjithë stafi i shpreh ngushëllimet tona të përzemërta familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit