Stuhia “Jana” sjell ndryshim të motit javën e ardhshme

Mendimi për motin – 7.03.2025 – Trendet dyjavore

Stuhia Jana që depërton përgjatë mesdheut në fundjavë sjell një ndryshim të situatës meteorologjike edhe përgjatë rajonit tonë. Priten kushte edhe për periudha shiu të martën e mërkurën.

Mirëpo në aspektin termik, temperaturat mbesin ende të larta, deri në 16C e 18C maksimalet, e minimalet shënojnë rritje deri në 8C e 10C.

Në pjesën e dytë të javës, sipas trendeve më të fundit, mund të ketë sërish më shumë intervale me diell, megjithëse kalojnë vransira më shpesh.

Mundësi për reshje të reja shiu shfaqen nga e diela e ardhshme, që mund të vazhdojnë kohëpaskohe ditëve të para të javës së tretë të marsit, më 17 e 18.

Temperaturat paraqesin një tendencë të rënies më pranë vlerave mesatare, deri në 10C e 13C maksimalet, e minimalet i afrohen edhe 0C. Mirëpo për momentin, sipas këtyre tendencave nuk paraqiten mundësi për reshje dëbore, edhepse nga pjesë qëndrore të kontinentin mund të depërtojnë masa më të ftohta ajrore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit