spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Rohde: Serbia shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE, qëndrojmë me Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, duke e penguar Kosovën që të marrë statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës.

Tutje, Rohde ka deklaruar po ashtu edhe se Gjermania qëndron krah Kosovës, duke e mbështetur këtë të fundit për anëtarësim të plotë.

‘‘Bashkimi Evropian ka reaguar me forcë: Veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës që pengojnë përparimin e Kosovës shkelin Marrëveshjen e Ohrit 2023. Gjermania qëndron me Kosovën, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritat e saj’’, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit