Vdes një person pas vetëaksidentit të shkaktuar në Llozicë të Malishevës 

Një vetëaksident i rëndë trafiku ka ndodh sot rreth orës 13 në Llozicë të Malishevës.

Për pasojë një person ka humbur jetën. Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar e Policia e Gjakovës.

“Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llozicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar”.

“Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit