Nga përditësimi i fundit, kaq vota me postë i mori babai i Granit Xhakës në diasporë

Nga përditësimi i fundit i KQZ-së për votat me postë në diasporë, babai i Granit Xhakës, Ragipi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, deri tani sa janë numëruar mbi 35 për qind, ka marrë vetëm 597 vota.

Nga 67 vendvotimet e numëruara nga 188 sa janë gjithsej, Xhaka renditet i treti deri tani në PDK.

Më së shumti vota ka marrë kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, një mijë e 455.

Në vend të dytë deri tani është Memli Krasniqi me 747 vota.

Në vend të katërt është Vlora Çitaku me 553, ndërsa me 430 është Ganimete Musliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit