spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

“Shumë fatkeqe”/ Pas debateve të ashpra në takimin Trump-Zelensky, vjen reagimi i NATO-s

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi takimin e tensionuar mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan, Donald Trump, si “shumë fatkeq”.

Rutte njoftoi se që nga takimi ka komunikuar dy herë me Zelenskyn dhe i ka thënë atij se SHBA, Europa dhe Ukraina duhet të “bashkohen” për të siguruar një “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë.

Ndërsa shefi i NATO-s nuk i zbuloi specifikat e asaj që ai diskutoi me Zelenskyn, ai tha se i tha liderit ukrainas se “duhet të respektojmë atë që presidenti Trump ka bërë deri më tani për Ukrainën”, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se Rutte vlerësoi Trumpin për vendimin e tij të vitit 2019 për të miratuar ofrimin e raketave antitank Javelin në Ukrainë, si dhe për bisedën me Rusinë në presidencën e tij aktuale dhe “në thelb (thyerjen) e bllokimit kur bëhej fjalë për negociatat e paqes”.

“Jam absolutisht i bindur se SHBA-ja dëshiron ta sjellë Ukrainën në këtë paqe të qëndrueshme”, tha Rutte, duke shtuar se “është e rëndësishme që presidenti Zelensky të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan dhe me ekipin e lartë udhëheqës amerikan”.

Ndër tjera, Rutte tha se ai është “mik” me Trumpin dhe e di se ai është “i përkushtuar” për të sjellë paqen në Kiev.

Ai tha gjithashtu se Trump është i përkushtuar ndaj NATO-s.

Ndryshe, nga ana e tij, Zelensky tha se është “vendimtare” për Ukrainën që të ketë mbështetjen e Trumpit dhe shprehu mirënjohjen e tij për SHBA-në, ndërsa deklaroi se ai mbetet i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit