spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Kishte rënë në pusetë të hapur e po trajtohej në QKUK, vdes një person në Prishtinë

Lëndimet edhe me pasoja fatale në rrugët e Prishtinës janë pothuajse evidente ngase në shumë raste qytetarët kanë pësuar në trafik, nga qentë endacakë por edhe duke rënë në puseta.

E një rast i fundit ku një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga rënia në pusetë të hapur ka ndodhur me 19 gusht në kryeqytet.

Sipas Policisë, bëhet e ditur se i njëjti që nga 9 gushti ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit