spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Arrestimi i Hekuran Nikçit/ Deklarohet avokati Koci – jep këto detaje për rastin!

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi është ndaluar për 48-orë me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë, tha prokuroria në një njoftim për media.

E në lidhje me këtë është deklaruar avokati i tij, Arianit Koci.

Ai shpreh shqetësim për ndalimin e Nikçit dhe mënyrën e trajtimit të kësaj çështje.

Sipas tij, ky ndalim është i panëvojshëm dhe pabazuar.

Ndër tjera ai thotë se drejtësia duhet të mbetet e pavarur dhe e paanshme, pa u ndikuar nga faktorë politikë apo interesa të tjera.

Postimi i plotë

Deklaratë për Media

Si avokat i z. Hekuran Nikçi, shpreh shqetësimin tim për ndalimin e tij dhe mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje.

Ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar.

Z. Nikçi po hetohet pa prova konkrete për përgjegjësinë e tij penale, ndërsa mënyra se si po zhvillohet ky proces nuk i ngjan një hetimi të drejtë dhe ligjor.

Për më tepër, kjo është çështje e interpretimit juridik të veprimeve ligjore të palëve në një kontest administrativ.

Drejtësia duhet të mbetet e pavarur dhe e paanshme, pa u ndikuar nga faktorë politikë apo interesa të tjera.

Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e z. Nikçi dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.

Arianit Koci

Avokat i Hekuran Nikçit

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit