Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kumtuar se sanksionet amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) janë shtyrë për 30 ditë.
“Na janë dhënë edhe 30 ditë shtesë për Industrinë e Naftës së Serbisë. Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.
Vuçiq gjithashtu ka publikuar një fotografi të një letre nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së me të cilën kumtohet se sanksionet ndaj NIS janë shtyrë deri më 28 mars.
Sanksionet duhej të hynin në fuqi sot në mëngjes në orën gjashtë.








