spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Serbi tenton ta kalojë me veturë urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, intervenon Policia

Një qytetar serb para pak momentesh ka tentuar të kalojë me veturë mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, urë kjo e cila është e bllokuar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i shpejtë për të parandaluar.

Arsyetimi i qytetarit serb pasi u pyet nga Policia se për cfarë arsye ka tentuar të kalojë në urën që është e bllokuar ishte se ky nuk ishte nga Mitrovica dhe nuk i dinte rrugët.

“Nuk jam nga Mitrovica, GPS-i më tregoi rrugën prandaj edhe unë tentova ta kalojë urën”, tha ai.

Rikujtojmë se kjo urë është e bllokuar në vitin 1999 dhe nuk është hapur për kalim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit