spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Osmani: Minatorët e Trepçës janë pishtarët e lirisë dhe krenaria kombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se minatorët e Trepçës janë pishtarë të lirisë, dëshmitarë të guximit dhe krenari kombëtare.

“Më 20 shkurt 1989, në horizontet e minierës së Trepçës, jehoi zëri i fuqishëm i qëndresës shqiptare. Me shpirtin e pathyeshëm, minatorët nisën një grevë urie që tronditi themelet e padrejtësisë.”, shkroi ajo.

Në përvjetorin e grevës së famshme të minatorëve të Trepçës, Osmani u shpreh se “Tetë ditë në galeritë nëntokësore, ata nuk kërkuan pasuri për vete, por të drejtat kushtetuese të Kosovës. Ata protestuan, duke sfiduar një regjim që donte ta shuante identitetin tonë kombëtar”.

Pretendentja deklaroi se greva e tyre nuk ishte vetëm një akt sindikal, por një shpërthim i ndërgjegjes kombëtare.

“Nderim dhe kujtesë e përhershme për minatorët, të cilët ishin dhe mbeten pishtarët e lirisë, dëshmitarë të guximit dhe krenarisë sonë kombëtare”. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit