Bylbyl Sokoli dhe Agim Bahtiri pritet të bëhen deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Dy kandidatët për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndodhen në mesin e 50-shes më të votuar në listë.
Pas numërimit të mbi 90% të votave të kandidatëve për deputet, trajneri i futbollit në listën e Vetëvendosjes numëron 14,554 vota.
Në anën tjetër, ish-kryetari i Mitrovicës Jugore ka fituar 16,204 vota.
Por, analisti Gazmir Raci pritet të mbesë jashtë legjislaturës së ardhshme. Ai nuk ka arritur të sigurojë ulëse në kuvend, tregojnë rezultatet preliminare të KQZ-së.
Raci aktualisht numëron 7,300 vota.
Më i votuari në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është lideri dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, me 259,532 vota.
I dyti është Glauk Konjufca me 199,136 vota.








