spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Profesori i Sigurisë: Tërheqja e trupave amerikane nuk paraqet rrezik për Kosovën

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, ka deklaruar se nuk sheh rrezik nëse trupat amerikane tërhiqen nga Kosova, duke theksuar se vendi nuk është i mbrojtur vetëm nga forcat amerikane, por edhe nga trupat e aleancës së NATO-s.

Ai shtoi se nëse trupat e KFOR-it tërhiqen nga veriu, lufta do të bëhej e pashmangshme.

Megjithatë, profesori theksoi se nuk sheh kërcënime të mundshme që mund të çojnë në largimin e trupave të KFOR-it nga Kosova.

“Nuk shoh rrezik nëse tërhiqen trupat amerikane se në Kosovë nuk janë vetëm këta, por janë trupat e aleancës veri atlantike. Nëse merret ndonjë vendim për tërheqjen e trupave të KFOR-it, ajo është çështje tjetër, nëse tërhiqen trupat e KFOR-it nga veriu, lufta është e pashmangshme. Nuk shoh rrezik, kërcënim që mund të tërhiqen trupat e KFOR-it nga Kosova”, shprehet Islami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit