spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Numërohen 100% e votave në Gjilan – Bie VV’ja pak, ngritet LDK’ja

Komisioni Zgjedhor i Kosovës ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të votave të numëruara në Komunën e Gjilanit. Në përditësimin e fundit janë publikuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Numërimi i afro 80% të votave në këtë komunë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultati kishte qenë ky; LVV ishte renditur me 51.54%, pasuar nga LDK me 21.73, PDK 17.06 si dhe AAK-Nisma 2,73%.

Ndërsa sipas numërimit 100 përqind, sërish Lëvizja Vetëvendosje qëndron e para në listë, por me 2 përqind rënie. Tani i ka 51.42 përqind, apo 23 mijë e 814 vota.

E dyta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u ngritur në 22.17 përqind. Me 10 mijë e 266 vota.

Me 16.93 përqind në Podujevë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me gjithsej 7839 vota.

E në sy bie, që në Gjilan, ka pas rritje Koalicioni për Familjen, duke dal në listë para AAK e Nisma.

1203 vota kanë shkuar për Koalicionin për Familjen, apo 2.60 përqind.

Ndërsa AAK-Nisma, ka mbledhur 1180 vota, ose 2.55 përqind.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit