Prej Big Brother në politikë – Lumbardh Salihu nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për deputet

Përkundër që e ka pasur vazhdimisht përkrahje nga publiku, fituesi i sezonit të dytë të BBVK, Lumbardh Salihu që kandidoi për deputet, nuk arriti t’i sigurojë votat nga qytetarët

Kur LDK e bëri publike listën e tyre me kandidatët për deputetë, emri i Lumbardh Salihut mori vëmendje.

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” megjithatë nuk arriti të performojë mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas listës së përditësuar të numërimit të votave Lumbardh Salihu nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të përfituar mandatin e deputetit.

Sipas listës ai ka arritur të sigurojë vetëm 5 mijë e 118 vota, të pamjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lumbardh Salihu u bë i njohur në publik me pjesëmarrjen e tij në edicionin e kaluar të formatit “Big Brother VIP”, ku edhe fitoi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit