spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Dhunë ndaj grave s’ka të ndalur: 35-vjeçarja në Klinë e denoncon burrin, i dyshuari përfundon në ndalim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Klinafc i Klinës, ku një 40-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas 35-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit