spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

“Tre fletvotime pa vulë për VV-në në një klasë në Pejë”: Komisionerja e LDK-së ngrit dyshime për manipulime

Në një raport që ka siguruar gazeta Nacionale nga një qendër vendvotimi në Pejë, një komisionare e Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhet të ketë identifikuar tre fletvotime pa vulë, kësisoji duke ngritur dyshime për të ashtuquajturin ‘tren bullgar’.

Raportimi i Komisionares:

Raport për Qendrën e Votimit në Nabergjan (Komuna e Pejës) me numër 1724/03

Gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e numërimit 1724, në klasën 03, janë identifikuar tri (3) fletë votime të pa vulosura nga Komisionerja e LDK-së, Genesa Bërbati.

Pas numërimit të votave ajo ka raportuar se në klasën 03 të kësaj Qendre kanë hasur në 3 (tri) fletëvotime të pavulosura si dhe 27 fletëvotime të pavlefshme të cilat ani pse ishin të shenjëzuara anash emrit të partisë LDK nuk i ka lejuar që të numërohen si të vlefshme. (shqetësimi ynë është tek 3 fletëvotimet e pa vulosura të cilat kanë mundur të shpërndahen jashtë Qendrës së votimit dhe të deformohet/ dëmtohet procesi zgjedhor)

Vlenë të cekët se gjatë menaxhimit të këtij procesi në klasën 03 të kësaj Qendre, administrator i vulës ishte Istref Iberdemaj, Komisioner i partisë Vetëvendosja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit