spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Gani Geci publikon dëshmitë: Ja faktet se qysh LDK-ja e ka ndihmuar financiarisht Ademin dhe familjen Jashari në vitin 1997-98

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti Gani Geci, ka publikuar dëshmitë se si LDK-ja në vitin 1997 dhe 1998 ka ndihmuar familjen Jashari financiarisht, shkruan GazetaKosova.net

Sipas dëshmisë të publikuar nga Geci, në vitin 1997 Rifat Jashari ka pranuar nga aktivistët e LDK-së, 5 mijë e 830 DM, kurse në vitin 1998, 20 mijë e 700 DM.

Më poshtë postimi i Gani Gecit:

Ja faktet me letra, qysh dhe si LDK e ka ndihmuar familjen Jashari apo Adem Jasharin:

Më datën 01.03.1997,  5 mijë e 830 DM i ka pranuar Rifat Jashari nga aktivistët e LDK-së.

Më datën 07.02.1998, 20 mijë e 700 DM i ka pranuar Rifat Jashari nga aktivistët e LDK-së.

Ma gjeni dikush një letër që LPK apo kushdo tjetër e ka ndihmuar familjen Jashari para se me u vra Adem Jashari. Prandaj, ata që gënjejnë se LDK-ja nuk e ka ndihmuar familjen Jashari, le t’i demantojnë këto fakte që po i publikoj me nënshkrime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit