spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Barduani takohet me komandantin e Forcave të Armatosura të Sllovenisë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar sot komandantin e Forcave të Armatosura të Sllovenisë, Boshtjan Moçnik në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.

“Ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha KFOR në një njoftim.

Barduani gjithashtu ka falënderuar Moçnik për kontributin e Sllovenisë në misionin e NATO-s në Kosovë dhe stabilitetin e rajonit.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit