spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Ushtaraku shqiptar pjesë e pushtetit të ri në Siri thotë se Kosova e kërkoi njohjen nga Damasku: Fatkeqësisht niveli ishte shumë i ulët

Ushtaraku shqiptar që është pjesë e pushtetit të ri në Siri, Ebu Katada Albani, ka thënë se Kosova ka kërkuar njohjen nga Damasku.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “Interaktiv Talks” të gazetarit Xhemajl Rexha.

Ebu Katada Albani ka thënë se është fatkeqsi që një kërkesë e tillë ka ardhur nga një nivel shumë i ulët, siç ka thënë ai nga një zv.ministër i pushtetit lokal.

“Në të njejtën kohë fatmirësisht dhe fatkeqësisht ka një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Qeverisë së re të Sirisë, por fatkeqësia është se kjo kërkesë nuk erdhi në nivelin e duhur, për shkak se ka ardhur në nivelin e zv.ministrit të qeverisë lokale më sa më kujtohet”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se një kërkesë e tillë duhet të bëhet në nivel presidenti apo të kryeministrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit