spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë: I plagosuri po trajtohet në QKUK, i dyshuari ende në arrati

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të pranuar ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, personi i dyshuar për gjuajtjen me armë tashmë është identifikuar nga Policia e Kosovës.

Hetimet në lidhje me këtë rast kanë filluar, ndërsa po punohet në drejtim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se po vazhdojnë procedurat e ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit