spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Krasniqi: Fitorja absolute e Listës Serbe dëshmon dështimin e qeverisë Kurti në integrimin e veriut

“Baraz me zero”. Kështu e sheh profesori Milazim Krasniqi rezultatin e qeverisë Kurti në integrimin e veriut të Kosovës.

Një këndvështrim të tillë, Krasniqi e dha përmes një postimi në Facebook pas fitores masive të Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas Krasniqit, fitorja e Listës Serbe tregon se përpjekjet e qeverisë për të ndryshuar dinamikën politike në veri kanë dështuar. 

Postimi:

Fitorja absolute e Listës Serbe dëshmon se rezultati i qeverisë Kurti në integrimin e veriut të Kosovës është baraz me zero. (Në zgjedhjet lokale, kurdo që të mbahen, L. Serbe do të jetë fitues absolut.) Kjo do të thotë se serbët e veriut vetëm kanë luajtë me qeverinë Kurti si toreadori me një dem në arenë: e kanë nxitë të tregohet agresiv, primitiv e edhe komik. Ndërsa ata duke luajtur rolin e viktimës. e kanë rritur përkrahjen amerikane e europiane për autonominë e veriut. Plani Franko-Gjerman dhe Aneksi i Ohrit janë peshqesh i Albinit për Listën Serbe. (Me dhjetëra herë kam alarmuar për këtë skenar.)

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit