spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

PDK humb keq në vendlindjen e Artan Behramit – në parafushatë thoshte “Vendlindja të zbret në tokë”

Në zgjedhjet e mbajtura këtë të diele, PDK-ja pati një ngritje të dukshme në vota në raport me zgjedhjet e vitit 2021.

Në mesin e kandidatëve për deputet ish edhe Artan Behrami, i cili gjatë gjithë fushatës është prezantuar me pompozitet si ish këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi.

Artan Behrami vjen nga fshati Vinarc i Epërm i Mitrovicës së jugut, banorët e të cilit fshat votojnë në shkollën “Harun Beka” në Gushavc.

Nga rezultatet e publikuara në ueb faqen e KQZ-së, shihet se PDK-ja në këtë vendvotim ka humbur me rezultat të thellë, duke marrë vetëm 24% të votave kundrejt LVV-së që ka marrë 63% të votave.

Nga rezultati total në faqe të KQZ-së del se PDK-ja në Mitrovicë ka fituar 30.55%, që është dukshëm përqindje më e lartë se sa në shkollën ku voton bashkëvendësit e Artan Behramit.

Pas një takimi të mbajtur me 5 janar me banorë të fshatit të tij, Artan Behrami ndër të tjera kishtë shkruar Një fjalë e urtë gjermane që thotë: “Vendlindja të zbret në tokë”.

Se a e ka ‘zbritur në tokë’ kandidatin për deputet Artan Behrami ky rezultat, këtë nuk e dimë?!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit