spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Haradinaj takohet me ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për procesin zgjedhor që u zhvillua të dielën në Kosovë.

Haradinaj ka theksuar se me Guerot kanë folur edhe për “thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO”.

“Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”, ka theksuar tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit