Një tërmet i fortë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Greqi.
Tërmeti me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos.
Një lëkundje me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ndodhi të mërkurën e kaluar.
Magnituda 5.3 Rihter që ndodhi sonte në orën 22:16 në Amorgos krijoi një cikël të ri ankthi tek banorët e ishullit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 km në jug të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale ishte 17 kilometra.









