spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Abdixhiku: Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin për fatin e Kosovës në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Sinjali.

Ai ka votuar në Prishtinë në Shkollën ‘Faik Konica’, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.

Abdixhiku ftoi qytetarët që të votojnë dhe të vendosin për fatin e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

“Ju falënderoj për shërbimin e madh që po bëni në këtë ditë të madhe të demokracisë, njëkohësisht falënderoj të gjithë komisionarët , vëzhguesit zyrtarët e KQZ-së, Policinë dhe të gjithë njerëzit përgjegjës që në këtë ditë të shenjtë të demokracisë kujdesen që vota qytetarë të marrë epilogun përfundimtar. Është ditë e mirë, është ditë e demokracisë, dhe në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme të Republikës së Kosovës. Është ditë feste për ne, për LDK-në”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit