spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Aksidenti me fatalitet në Prizren: Këmbësorja humbi jetën pas disa orësh trajtimi në QKUK, arrestohet shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e ditës së sotme në Prizren, ku një këmbësore është goditur për vdekje nga një automjet.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku këmbësorja fillimisht u dërguar në QKUK dhe më pas u konstatua se ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqiri Bytyqi, ku tha se shoferi i automjetit, 55-vjeçar e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor.

“Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit. Sipas mjekut kujdestar këmbësorja ka lëndime te renda trupore, rrezik për jetë dhe e njëjta është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë”.

“Më vonë rreth orës 17:15 nëpërmjet telefonit nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur”, tha Bytyqi.

Më tej, policia tha se pasi është pranuar kjo informatë, menjëherë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse ngasësi është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit