spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Refuzimi i kërkesës së Thaçit për ta vizituar babanë nga Specialja, Selimi: “Konfirmon se kjo gjykatë nuk është e Kosovës”

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të vizituar babanë e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, e ka cilësuar këtë vendim si jo njerëzor dhe dëshmi se kjo gjykatë nuk vepron mbi parimet e drejtësisë dhe humanizmit.

“Fakti që Gjykata nuk e sheh të arsyeshme, në nivel njerëzor e humanitar, që Hashim Thaçi ta vizitojë babanë e tij, qoftë edhe me masa të rrepta sigurie dhe për një kohë të shkurtër, tregon edhe më shumë dhe konfirmon atë që tashmë dihet.

Kjo gjykatë nuk është e Kosovës dhe nuk ka të bëjë me drejtësinë, por thjesht po i mban të akuzuarit në një arrest të pafund dhe të paligjshëm”, deklaroi Selimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit