spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

E rëndë në Pejë: 46-vjeçari ushtron dhunë në familje, kërcënon me thikë vëllain e vet

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në Vitomiricë të Pejës, ku u arrestua një person.

Policia intervenoi në një familje pas denoncimit për dhunë psikike dhe kërcënime nga një 46-vjeçar.

I dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve pasi u mllefos për një situatë që ndodhi në shtëpinë e tyre dhe më pas eskaloi në kanosje serioze.

46-vjeçari i është drejtuar vëllait të vet me një thikë, por që fatmirësisht nuk ka arritur ta godas pasi familjarët ia kanë marrë mjetin e mprehtë.

Si rezultat i raportimit të rastit nga familja, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit