spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Kopil shkine”, reagimi i fortë i Çun Lajçit ndaj produksionit të Big Brother

Fraza “Kopil shkine” (kopil i armikut) që Jozi përdori ndaj Gjestit ka ngjallur indinjatën, jo vetëm të banorëve të shtëpisë së Big Brother, por mbarë opinionit publik. Ndaj kësaj fjalie të pamenduar mirë, ka reaguar edhe aktori i njohur Çun Lajçi. Me anë të një postimi në Facebook, Lajçi ka ka shprehur revoltën e tij jo vetëm ndaj Jozit, por edhe disa rezerva ndaj produksionit të shfaqjes reality.

Ai ka pyetur se si ka mundësi që Jozi i cili si këngëtar fiton nga ahengjet në Kosovë ta ofendojë Gjestin dhe me këtë edhe nënat e Kosovës.

Postimi i plotë:

Fitore për të ty Gjest, fitore për Ty Albin!

Cili është ky far Jozi i BBA-së, që ofendoi nënat tona, pasi publiku (dhe jo vetëm publiku, por edhe “Vëllai i Madh”, i cili e drejtoi lojën sipas dëshirës) e riktheu Gerta Gixharrin në shtëpinë e madhe, edhe pse ajo dy herë tentoi ta dëmtonte djaloshin nga Peja, Besart Kelmendin – Gjestin, duke i hedhur fytyrës alkool.

Cili është ky Jozi, që sillet si një sulltan dhe ofendon kaq rëndë, duke e quajtur Gjestin “bir shkine” dhe madje i qeshet e nsiston që ai t’i kërkojë falje Gertës, e cila me qëllim deshi t’ia “përcëllonte” sytë me alkool.

Si ka mundësi që një këngëtar, i cili fiton edhe nga ahengjet e dasmat kosovare, t’i thotë Gjestit “ti bir shkine”, duke ofenduar nënat kosovare me një epitet të tillë?

Tani,

Ti, “Vëllai i Madh”, që shitesh i madh dhe i drejtë, pse i shkel rregullat e tua duke e rikthyer një grua që deshi ta dëmtonte Gjestin duke i hedhur me qëllim shampanjë dhe birrë në fytyrë? – Dhe pse nuk e nxjerr zarfin e zi për Jozin, i cili i quan nënat kosovare “shkina”?

Pse mbas këtij etiketimi, duhet të harxhojnë para kosovaret e t’ju votojnë juve, kur ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty, e që është shumë më i mirë se ju në lojë dhe në provokime brenda kufijve të lejuar? Pse e bullizoni, e nënçmoni, e etiketoni me emra kafshësh, ndërsa “Vëllai i Madh” hesht?

Turp ju qoftë! Ju bëheni bashkë si korbat për ta nxjerrë “pëllumbin nga kafazi” djaloshin e hareshëm dhe lozonjar, të dashurin dhe paqësorin, i cili shijon vitet e tij rinore dhe – pse jo – edhe pëlqimin për Eglën, më të bukurën e BBA-së.

Kam menduar se BBA-ja është vërtet një lojë dhe nuk e kam ditur se ajo qenka edhe një lojë politike. Këtë e treguat mbrëmë duke shpalosur fytyrën e vërtetë të “dashurisë suaj të madhe” për kosovarët!

Gjesti!

Ti vërtetë je më i miri dhe më i dashuri ndër banorët që vetquhen VIP-a. E ke përkrahjen time të palëkundur, ashtu siç e ka edhe Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fitore për të ty Besart, fitore për Ty Albin!

05.02.2025

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit